U përfol që përpara fillimit të programit se Rashel nuk do të ishte më krahë Ermalit në sezonin e ardhshëm. Ky thashethem u hodh poshtë prej saj dhe po prej saj pas fillimit të spektalit u vumë në dijeni se bukuroshja nuk do të ishte më pjesë.
Sot Ermal Mamaqi nuk na e la të qetë drekën e kësaj të marte, duke postuar një foto në faqen e tij të Instagramit, ku shihej një vajzë bjonde, me një trup seksi dhe pozë provokuese, me dixhiturën: “Blerje e re ne Xing me Ermalin”
Vajza quhet Kejvina Kthella dhe në faqen e saj të rrjetit social Instagram, ajo shkruan se është fashion model duket se nuk jeton në shqipëri, por në Milano.
Epo s’na mbetet gjë tjetër vetëm të shohim se si do të shfaqjet bukuroshja në programin e të shtunës.