Gjatë një ndalese në Houston (Texas) për turin e saj Monster Ball, ylli i muzikës pop ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar nga piano. Sikur të mos kish ndodhur asgjë ajo ka vazhduar të këndojë, "You and I" duke shkaktuar duartrokitje akoma më të forta nga adhuruesit. Për Gaga këto ditë flitet jo vetëm për ekstravagancën dhe aksidentet gjatë koncerteve. Më 17 maj artistja do të jetë në rolin e kryeredaktores në gazetën angleze "Metro" për të reklamuar albumin e saj të ri “ Born this Way” që do të dalë në treg më 23 maj. Për këtë rast, redaksia e revistës ka filluar një garë për të dhënë disa mundësi për të aplikuar për asistent editorial për edicionin e veçantë që do të dalë në më shumë se njëqind qytete në Evropë, Amerikë dhe Azi. Fitues do të jetë ai ose ajo që do t'i bëjë më shumë përshtypje yllit të muzikës pop. Në rolin e saj të pazakontë, si një gazetare, këngëtarja italo-amerikane do të punojë për zgjedhjen e artikujve që mund të zgjojnë interesin e publikut. Ajo do të flasë për veten, muzikën e saj, individualitetin dhe barazinë, ndoshta dhe për tërmetin që goditi Japoninë. Ndërsa presim artikullin fitues ju ftojmë të shihni videon e rrëzimit të Gaga-s gjatë koncertit në Houston.