Maya është një këngëtare mjaft e dashur e muzikës popullore.

E qeshur dhe plot harmoni ajo gjithmonë ka kënaqur publikun me muzikën live. Por duket se tashmë buzëqeshja e saj ka ngrirë, pasi ka humbur një person shumë të shtrenjtë për të, pikërisht vëllanë. Këtë lajm, Maya e ka bërë të ditur mbrëmjen e djeshme nëpërmjet një postimi në Facebook.

Advertisement

“S’më bën dora ça të shkruaj për vëllanë. Iku pabesisht te prindërit, t’mjerët na o vëlla. Për të gjithë ju që doni t’i jepni lamtumirën, varrimi është nesër në datë 12 Dhjetor në orën 14:00. Mitat Aliçka na la…”