Matthew Perry donte të mbahej mend vetëm për 1 gjë dhe nuk është ‘Friends’!

Matthew Perry e dinte se trashëgimia e tij do të lidhej gjithmonë me “Friends”, por ai donte të mbahej mend për kontributin e tij jashtë kamerave.

Aktori, më së shumti i njohur për rolin si personazhi Chandler Bing në sitcom-in “Friends”, ka qenë i hapur për problemet me alkoolin dhe varësinë dhe shkroi sinqerisht për betejat e tij në librin me kujtime “Friends, Lovers and the Big Terrible Thing”.

Advertisement

Në librin e tij ai shkroi: “Unë mendoj se duhet t’i realizosh të gjitha ëndrrat e tua për të kuptuar se ato janë ëndrrat e gabuara.” “Cilat janë ëndrrat e tua tani?” u pyet ai në podkastin “Q with Tom Power”.

“Gjëja më e mirë për mua është nëse dikush vjen tek unë dhe më thotë, ‘Nuk mund të ndaloj së piri, a mund të më ndihmosh?’ Unë i them ‘po’ dhe merrem me të dhe e bëj vërtet. Kjo është gjëja më e mirë,” u përgjigj aktori i ndjerë.

“Dhe e kam thënë për një kohë të gjatë – kur të vdes, nuk dua që ‘Friends’ të jenë gjëja e parë që përmendet. Dua që kjo të jetë gjëja e parë që përmendet dhe do të jetoj pjesën tjetër të jetës sime duke e vërtetuar këtë.”

Perry bëri shumë për të ndihmuar të tjerët përsa u përket problemeve me alkoolin dhe varësinë nga substancat narkotike. Për shembull, në vitin 2013, e ktheu shtëpinë e tij në Malibu, të njohur si Perry House, në një objekt jetese për njerëzit që po përpiqeshin të ndalonin përdorimin e alkoolit.

Përpos kësaj, ka mbajtur shfaqje dhe ka shkruar monologë të fuqishëm me mesazhe për varësitë.

Matthew Perry u gjet pa shenja jete në vaskë në shtëpinë e tij në Los Angeles. Një autopsi, në pritje të raportit toksikologjik, do të përcaktojë shkakun e vdekjes.