Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një takim urgjent ditën e djeshme, lidhur me situatën në qytetin e Aleppos në Siri, të përshkruar si ferr.

“Për hir të njerëzimit, i lutemi dhe i kërkojmë autoriteteve në Siri, të reagojnë për mbrojtjen e Aleppos në lindje të tij, para se të kthehet në një varrezë gjigande”,- tha Stephen O’Brien, përgjegjës për ndihmat humanitare në Siri.

Advertisement

Ditët e fundit, forcat e regjimit hynë për herë të parë në 4 vjet në brendësi të Aleppos, në pjesën perëndimore të qytetit, ku po zhvillohet një luftë e paparë, që po shkakton vdekjen e qindra personave çdo ditë.

Aktualisht më të rrezikuarit janë civilët, të cilët janë zhvendosur masivisht në lindje të qytetit, dhe nëse kjo pjesë e qytetit preket nga luftimet, mund të rezultojë një masakër e vërtetë.