Mund ta themi pa frikë që ky ishte padiskutim viti i damsave VIP…

Dasmat filluan me Turin dhe Orindën, vazhduan me Xhensilën dhe Besin, dhe menduam se mbaroi me Marinën dhe Getoarin. Por, ja që e kemi menduar gabim, pasi para dy javësh dhe këngëtari i NRG band, Besnik Qaka i dha fund beqarisë dhe tani ishte rradha e moderatorit të njohur të Kosovës, Labinot Gashi.

Advertisement

Labi i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni ku ka mbledhur familjarë, të afërm dhe miq të njohur. E veçanta e dasmës së Labit me Qëndresa Bajramin është fakti se moderatori e ka marrë nusen e tij me tren, ku këngëtaret Shkurte Gashi dhe Big Mama kanë kënduar këngë tradicionale.

Ndryshe nga dasmat e tjera këtë vit, Labi ka zgjedhur të mos organizojë diçka të madhe, por diçka private dhe me pak të ftuar.

Kjo e trenit ishte vërtetë super gjetje nga Labi.
U trashëgofshi!