Martesë e fshehtë?

A janë martuar Mila Kunis dhe Ashton Kutcher? Kështu duket!

Cifti është parë gjatë ndeshjes së Lakers të Los Angeles kundër Thunder të Oklahoma City. Aktorja teksa ka treguar trupin e saj në formë pas lindjes, duket se ka patur shumë më tepër për të treguar. Vëmëndja, në fakt, është tërhequr më tepër nga unaza në gishtin e saj! Mamaja e re së bashku me unazën e saj 5 karatëshe të fejesës ka vënë edhe një rreth martese me diamantë. Më parë aktorja kishte thënë se nuk kishte dashur ndonjë herë të martohej. “Më pas gjërat ndryshuan pasi gjeta dashurinë e jetës timë, ka thënë Kunis për W Magazine. Tashmë teoria ime për martesat është: mos fto askënd. Bëje në mënyrë private dhe sekrete. Prindërit e mi janë dakort me këtë dhe janë shumë të lumtur që kam pranuar të martohem.”

Advertisement