Martesë brenda vitit?

Sipas disa burimeve të afërta me çiftin, ish agjenti i Princeshës së Pop-it do t’i dhurojë unazën e fejesës për Krishtlindje dhe do të martohen brenda fundit të 2011-ës. Ndërkohë çifti nuk duket të jetë i nxituar dhe po shijojnë disa ditë pushimesh së bashku me fëmijët e këngëtares në Brazil, ku Britney do të realizojë disa etapa të "Femme Fatale Tour". Sipas sitit RadarOnline, Trawick ka qenë gjithandej përfshirë Tiffany dhe Harry Winston në kërkim të një unaze dhe tani është shumë afër zgjedhjes finale. Gjithsesi mos prisni ndonjë gjë tjetër veç klasit dhe sigurisht 4 karatëshit. Ne shpresojmë që gjithçka të jetë e vërtetë dhe Britney të jetojë një kapitull të lumtur në jetën e saj dhe padyshim që po vdesim nga kurioziteti të shohim unazën në gishtin e saj…

Advertisement