Ndërsa bashkëshortët janë njësoj të rrezikuar nga depresioni dhe stresi si pasoje e mosmarrëveshjeve martesore, fizikisht nuk vuajnë të njëjtat simptoma. Bashkëautori i studimit Tim Smith tha se studimi nuk tregon se femrat duhet të heqin dorë nga lidhjet me meshkujt, por që duhet të ndërgjegjësohen për rreziqet potenciale dëmtuese. “Nëse jeni të interesuar në rreziqet kardiovaskulare (dhe duhet të jemi në fakt duke konsideruar se janë shkaktarët kryesorë të vdekjes tek të dyja gjinitë), duhet të shqetësoheni jo vetëm për faktroët tradicionalë të rrezikut si presioni i gjakut, kolesteroli , por edhe në cilësinë e jetës suaj emocionale dhe familjare”, – ka thënë ai.