Marrëveshja e re me Pfizer për 500.760 doza vaksine

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Finanancave për diskutimin e Aktit Normativ “Për miratimin tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normative nr. 3, datë 18.1.2021”, ka deklaruar se qeveria shqiptare do të rrisë edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, duke e çuar në 3 milionë dozat e vaksinave brenda këtij viti.

Duke u ndalur në marrëveshjen e re me kompaninë Pfizer, Manastirliu tha se kontrata e re nuk ka asnjë ndryshim në çmim apo në kushtet të tjera.

Advertisement

“Përsa i përket marrëveshjes të cilën ne miratojmë sot, për këtë furnizim me 500,760 doza vaksine, qeveria ka miratuar edhe kryerjen e pagesës direkte për blerjen e këtyre vaksinave që i hap rrugë sigurisht edhe furnizimit tashmë me këto vaksina, sipas kalendarit të miratuar në këtë marrëveshje. Fakti që po sjellim një amendim të marrëveshjes së nënshkruar bëhet për arsye se kjo marrëveshje nuk ka ndryshime as kur flitet për ndryshime në çmim dhe për kushte të tjera të kontratës, por sepse vjen në një sasi plus”, dekalroi Manastirliu.