Marrëdhënia e rusëve me alkoolin, befason raporti i fundit

Rusia mund ta ketë ende reputacionin e vendit me konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në botë, por një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tregoi se konsumimi i alkoolit ka rënë me 43% nga viti 2003.

Sipas OBSH-së, kjo ka ndodhur për shkak të një varg masash të ndërmarra nga presidenti Vladimir Putin, përfshirë kufizimet në shitjen e alkoolit dhe promovimet e jetës së shëndetshme.

Advertisement

“Federata Ruse është konsideruar prej kohësh si një nga vendet me konsumuesit më të rëndë të alkoolit në botë”, thotë raporti, duke kujtuar se alkooli ka qenë një kontribues i madh i vdekjeve në vitet 1990.

“Megjithatë, viteve të fundit, këto tendenca kanë rënë”, thekson raporti. Ai tregon rënie për 43% të konsumimit të alkoolit për banor nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Autorët e raportit thonë se ky trend është faktor në rritjen e jetëgjatësisë në Rusi, e cila në vitin 2018 ka arritur në 78 vjet për gratë dhe 68 vjet për burrat.

/Opinion.al/