Maroon 5 është një nga grupet më të pëlqyer për publikun. Ata sjellin gjithmonë materiale muzikore që kthehen në hite dhe këndohen nga të gjithë. Muajin e ardhshëm grupi do të performojë në ‘Super Bowl 53’. Solisti ka dëshirë që të japë një shfaqje shumë të mirë për gjithë publikun, duke ftuar artistë të ndryshëm të jenë pjesë e saj. Deri tani Travis Scott, është i vetmi i cili e ka mbështetur atë për realizimin e shfaqjes.
Adam Levine ftoi gjithashtu Cardi B për të qenë pjesë e koncertit, por ajo nuk pranoi, megjithatë ai ndjen se ka një as nën mëngë pasi ka ftuar ‘Rolling Stones’ për t’u bashkuar me ta. Grupi Maroon 5 ka ftuar dhe shumë këngëtarë të tjerë duke shpresuar se do ta pranojnë ftesën për të sjellë një shfaqje ndryshe këtë vit.
/RevistaWho/