Marinën e akuzojnë për photoshop, moderatorja ka diçka për të thënë (Foto)

Marina Vjollca ka postuar një foto në instagram ku duket mahnitëse (si gjithmonë), por detaji që ka shqetësuar fansat, ka qenë mungesa e gishtit të madh tek njëra dorë e saj.

 Thuajse të gjithë i janë “vërsulur” Marinës, diku për përdorim photoshop-i e diku të shqetësuar për mungesën e gishtit në dorën e saj.

Advertisement

E që ta kuptojmë njëherë e mirë këtë punën e gishtit, moderatorja ka sqaruar në një koment në Instagram:

“Është vetëm çështje e këndit, e paskam përthyer gishtin pak më shumë mesa duket. Qetësohuni” -përfundon Marina.. Ja pra që gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken!