Kanë kaluar 4 muaj që nga përfundimi i spektaklit “C’est la vie”, i prezantuar nga Marina Vjollca në periudhën kohore nga nëntori 2017 deri në janar të këtij viti.
Duke qenë një nga prezantueset e preferuara të publikut, Marina padyshim i ka munguar ekranit.
Ajo ka vazhduar të jetë shumë e komentuar në media e rrjete sociale, por më së shumti për jetën private. Po me anën profesionale ç’po ndodh?
Burime të “Xing.al” bëjnë me dije se Marina vazhdon të shkojë shpesh në ambientet e televizionit Klan për të punuar.
Mirëpo nuk dihet ende nëse po punon për sezonin e dytë të “C’est la vie” apo së shpejti do e shohim me emision të ri. Cilado alternativë qoftë, e sigurtë është që Marina do na mbajë gozhduar para ekranit me rikthimin e saj. /Xing.al