Marina Vjollca merr urimin më të veçantë për ditëlindjen e saj (Foto)

Ditën e sotme Geti i ka lënë të gjithë pa fjalë, teksa ka postuar një foto në profilin e tij, duke uruar bashkëshorten për 28-vjetorin e lindjes.

“Për botën ti mund të jesh vetëm një person. Por për mua, ti je bota. Gëzuar ditëlindjen, Mbretëresha Ime”, – ishin këto fjalët e Getoarit për ditëlindjen e Marinës. Normalisht që pas këtij epiteti të bukur moderatorja nuk mund të ndihet më e përkëdhelur se kaq. “Faleminderit jeta ime”, – ka komentuar ajo në urimin e Getit.

Advertisement

 Getoari gjithmonë e ka shprehur hapur dashurinë e pakufi që ka për partneren e tij edhe pse në pamje të parë nuk duket aspak romantik.

Ne i urojmë çiftit simpatik që të festojnë së bashku jo vetëm ditëlindje, por çdo ditë të dashurisë së tyre!