Bota e showbiz ka parë çifte nga më të pazakontët, por Madonna dhe Marilyn Manson bashkë mund të futet në histori si më i çuditshmi.
Kështu e nis shkrimin e saj e përditshmja britanike Dailystar, teksa komenton deklaratën e bërë nga këngëtari Marilyn Manson, i cili tha se dëshironte të bënte seks me Madonnën.
Pas ndarjes nga e dashura Linsay Usich, Manson i ka kthyer sytë nga mbretëresha e pop –it, por jo vetëm në aspektin profesional.
“Singëlli i fundit i Madonnës më duket tepër interesant, ajo shfaqet më seksi se kurrë”, deklaroi rrokeri 46 – vjeçar.
Ai vijoi më tej me deklaratën e tij, ku tha se dëshirote t’i bënte me dije këngëtares 56 – vjeçare se i kishte rënë në kokë për të dhe se donte të bënte seks me të.
Siç shkruan Dailystar, nga reagimi i Madonnës dallohet se vetë ajo është suprizuar nga kjo deklaratë pasi në një postim në rrjete sociale, ajo shkruan: “Umm… Faleminderit Marilyn Manson”.