Më pak se një vit më parë Mariah Carey ishte duke planifikuar martesën me të dashurin e saj miliarder James Packer. Ajo i emocioni të gjithë me postimet në rrjete sociale ku tregonte provat e fustanit të nusërisë. Tashmë ajo është ndarë nga Packer dhe duket se pamjet ku ajo shfaqet me fustanin e bardhë i shkaktojnë një përzjerje ndjenjash këngëtares 46-vjeçare.

“Të gjitha këto momente janë të veçanta por tashmë na duhet të përqëndrohemi diku tjetër dhe të vazhdojmë jetën.”- ka thënë këngëtarja për Entertainment Tonight.

Advertisement

Carey vazhdon ta mbajë unazën 35-karat të martesës edhe pse thuhet se tani është në një lidhje me balerinin që është pjesë e stafit të saj. E pyetur nga gazetari nëse ajo dhe Bryan Tanaka janë bashkë, Mariah nuk ka dashur  të zbulojë shumë.

“ Duhet të prisni dhe të ndiqni shfaqjen.”- është shprehur Carey.

Ajo është takuar kohët e fundit dhe me ish- bashkëshortin Nick Cannon me të cilin ka dy fëmijë, Monroe dhe Moroçan. Ata e kaluan Ditën e  Falenderimeve bashkë si një familje. /Blitz.al/