Mariah Carey me probleme ekonomike? Detyrohet të ndryshojë shtëpi

Mariah Carey është dalluar gjithmonë për jetën e saj super luksoze, kjo edhe pasi situata e saj ekonomike ia lejonte një gjë të tillë.

Megjithatë, këngëtarja nuk ka blerë ende një vilë të sajën, por ka zgjedhur të jetojë me qira dhe disa vite. Kohët e fundit ajo ka jetuar në një rezidencë, e cila kishte një pagesë mujore prej 100,000 dollarësh në muaj në Coldëater Canyon.

Advertisement

Por duket se Mariah Carey ka vendosur të shkurtojë shpenzimet e saj marramëndëse, pasi sipas mediave ajo ka lëvizur në një shtëpi më të vogël, e cila përfshin 8 dhoma me një pagesë prej 35,000 dollarësh në muaj.

Këngëtarja, 48 vjeç, aktualisht është duke marrë me qira një rezidencë luksoze prej 10.337 metra katrorë në Beverly Hills, e cila më parë përdorej nga Nicki Minaj.

Për të parë shtëpinë e re të Mariah Carey shfletni galerinë.