Mariah Carey është këshilluar të mos performojë në Bruksel këtë javë.
Ylli i muzikës, e cila momentalisht ndodhet në turneun e saj “Sweet Sweet Fantasy European”, ka planifikuar të ngjitet në skenën e “Forst National” në Bruksel ditën e dielë, por ekipi i sigurisë është kundër këtij koncerti për shkak të sulmeve terroriste të ndodhura ditën e martë.
Sipas uebsajtit amerikan “TMZ”, koncerti i saj mund të jetë një nga vendet më të rrezikuara për një sulm pasi ajo është një këngëtare e famshme dhe pritet të ketë shumë audiencë.