Rikthehet Bridget Jones në një film të ri

Sapo ka mbërritur trailer-i i filmti “Bridget Jones’s Baby”, i cili flet për një tjetër problem të Bridget.
Këtë herë ajo është shtatëzënë dhe do të zbulojë se kush është babai i fëmijës.
Filmi i tretë i serisë së Bridget Jones bazohet mbi librin e Helen Fielding, “Bridget Jones: Mad About the Boy”, ku në fakt një prej personazheve kryesore, Mark Darcy, vdes.
Por kjo fatmirësisht nuk ndodh edhe në film.
Colin Firth do të rikthehet në rolin e Darcy, por ai dhe Bridget nuk i kanë punët mirë.
Në fakt ata janë ndarë dhe filmi i tregon dukë konsumuar sasi të mëdha alkooli për të harruar njëri-tjetrin.
Në vend të Hugh Grant, në rolin e Daniel Cleaver do të jetë Patrick Dempsey.
Se si përfundon filmi do ta mësojmë më 16 Shtator 2016.

Advertisement