Margot Robbie bën cdo natë dush me birrë (Nuk është ashtu sic duket)

Duke folur me Harper’s Bazaar për rutinën e saj ditore, Margot Robbie ka treguar edhe sekretin e saj për një gjumë të qetë: një dush të ngrohtë me birrë.
Jo, nuk është vërtetë ashtu sic duket.
“Më pëlqen të bëj një dush me birrë – pra të pi birrë në dush”, ka thënë ylli i “Suicide Squad”.
“Gjatë xhirimeve të një filmi po flisja me garderobieren dhe ajo më tha se mezi po priste të shkonte në shtëpi për të bërë një dush me birrë. Kur e pyeta se cfarë ishte kjo ajo më sqaroi se i pëlqente të pinte një birrë akull të ftohtë në një vaskë ose dush të nxehtë. Që atëherë, sapo kthehem në shtëpi nga puna, bëj të njëjtën gjë, nëse kam kohë”, ka shpjeguar ajo.

Advertisement