Margot Robbie, Barbie brenda filmit dhe Barbie në jetën reale!

Margot Robbie dukej pikërisht si një Barbie teksa promovoi filmin e saj të ri të shumëpritur në CinemaCon. Aktorja 32-vjeçare australiane mahniti në këtë event me një kostum ngjyrë rozë që tregonte fizikun e saj tepër të tonifikuar.

Margot pozoi me aktorin Ryan Gosling, 42 vjeç, i cili do të luajë një version të kukullës Ken në filmin e ri.

Advertisement

Duke nderuar regjisoren e filmit, Ryan hapi xhaketën e tij rozë për të zbuluar një bluzë të bardhë me emrin e Greta Gerwig të skalitur me fontin klasik Barbie

Dyshes iu bashkuan regjisorja Greta, bashkëshorti i Margot producenti Tom Ackerley, America Ferrera dhe producenti David Heyman.

Filmi është drejtuar nga Greta Gerwig, e cila e ka shkruar skenarin me partnerin e saj Noah Baumbach.