Gjithçka duhet të dini për pjesëmarrjen e Rihanna-s në ‘The Smurfs’!

Këngëtarja me famë botërore, “Bad Gal RiRi”, surprizoi me pjesëmarrjen e saj në CinemaCon Day Four në Las Vegas, duke dhënë një lajm të bukur.

Ajo do të huazojë zërin për “Smurfette” në filmin “The Smurfs” të Paramount.

Advertisement

Ky ishte një lajm fantastik për fansat e Rihanna-s dhe adhuruesit e kukullave të animuara “The Smurfs”.

“Unë u përpoqa të merrja rolin e Papa Smurf, por nuk funksionoi”- tha ajo me humor gjatë fjalimit.

Jo vetëm kaq! Ajo do të jetë gjithashtu edhe producente dhe do të shkruajë dhe regjistrojë këngë origjinale për filmin, i cili është planifikuar të dalë në kinema më vonë në shkurt 2025.

Që t’i përshtatej eventit dhe personazheve, RiRi u shfaq e gjitha e veshur me ngjyrë blu (xhins), fustan të gjatë me një të çarë në njërën anë, si dhe çizme xhins super të gjata.

Ajo i mbajti flokët topuz dhe sigurisht nuk munguan diamantet në look-un e saj.