Eurovision i 2018 do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 8-12 maj, por këtë herë Maqedonia është përjashtuar nga ky kompeticion.
Së fundmi në media ka qarkulluar lajmi se Maqedonia nuk do të jetë pjesë e këtij festivali vitin që vjen për një arsye shumë të thjeshtë: borxhi që shteti fqinj ka ndaj “The European Broadcasting Union”.
Në maj të vitit të ardhshëm, në Eurovision do të marrin pjesë 42 shtete, ndërkohë që Maqedonia nuk do ketë përfaqësuesin e saj. Ndër shtetet konkurruese, 26 shtete do të shkojnë në finale, arritje që e synon edhe vendi ynë, me përfaqësuesin që do të dalë nga Festivali i Fundvitit.
Megjithatë nuk duhet të harrojmë faktin që në “Eurovizion 2018”, Shqipëria do të jetë -12 pikë, pasi Maqedonia i ka dhënë thuajse gjithmonë pikët maksimale vendit tonë.