Vezhguesit nderkombetare ne Maqedoni kane vleresuar me nota pozitive raundin e pare te votimit ne zgjedhjet presidenciale dhe ato vendore. Sipas tyre, me kete zhvillim Maqedonia ka bere nje hap para ne proceset demokratike, pavaresisht se mbeten ende sfida per t’u permbushur. “Jemi te kenaqur me faktin se Maqedonia beri disa hapa para”, ka deklaruar perfaqesuesja e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Pia Christmas. Vleresime kane ardhur edhe nga shefi i misioni te OSBE-ODIHR, Piter Ajker. “Raundi i pare, pavaresisht disa ceshtjeve, perben nje hap te rendesishem perpara. Do ta vezhgojme procesin edhe ne raundin e dyte”, ka theksuar ai.