Problemet kryesore që janë nënvizuar nga ambasadorët e huaj janë mos funksionimi i sistemi të drejtësisë, administrata publike si dhe çështje të tjera të parashtruara nga Komisioni Evropian. Sipas tyre Maqedonisë i ka mbetur edhe pak kohë për përmbushjen e reformave nga të cilat varet përmbajtja e raportit të ardhshëm të KE-së për progresin e vendit në procesin e integrimeve. Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere i ka bërë thirrje qeverisë të dyfishojë përpjekjet për realizimin e reformave para se të publikohet raporti i KE-së. “Maqedonia nuk ka kohë për të humbur. Ajo duhet të vazhdojë me realizimin e reformave të cilat janë vitale për prosperitetin ekonomik dhe stabilitetin ekonomik , si dhe reformat në rrugën drejtë BE-së. Çdo ditë e përcjellë pa ndonjë progres është e humbur për Maqedoninë”, theksoi Fuere.