Marrëveshja parasheh që ndërmjet dy vendeve të ngritet shkalla e bashkëpunimit mjekësor, shkëmbimin e kuadrit mjekësor, kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet fakulteteve të mjekësisë, dhomave mjekësore dhe institucioneve tjera të shëndetësisë, realizimin e projekteve te përbashkëta dhe shkëmbimin e ligjëruesve. Po ashtu, më anë të kësaj marrëveshjeje, parashihet edhe forma te tjera të ndërsjella të bashkëpunimit në fushën e mjekësisë.