Australi – 1 mijë të evakuuar nga përmbytjet

Rreth 1 mijë persona në Kuinslend janë evakuar, përfshirë këtu të gjithë popullsinë e qytetit Theodor. Qeveria ka shpallur këtu dhe në dy qytete të tjera të rajonit gjëndjen e katastrofës dhe parashikuesit e motit deklarojnë se përmbytjet nuk kanë arritur ende pikun. Dëmet materiale të shkaktuara llogaritet të jenë rreth 1 miliard dollarë australianë, përfshirë këtu dëmet tek lulet e diellit dhe bimët e pambukut. Helikopterë të ushtrisë kanë evakuar rreth 300 banorë të Theodorit, ku cdo ndërtesë, përvec asaj të rajonit të policisë, është përmbytur.

Advertisement