Maqedonia po diskuton hartimin e një plani investimesh prej 8 miliardë eurosh, që do të përdoren në infrastrukturë, energji, ekologji, arsim dhe shëndetësi. Një nga planet e afërta të qeverisë së Shkupit është edhe ndërtimi i një centrali bërthamor. Kryeministri Nikolla Gruevski ka paraqitur programin investues në planin ekonomik për shtatë vitet e ardhshme.