Egjipt – Takim mes donatoreve per Rripin e Gazes

Përfaqësuesit e dhjetra vendeve donatore janë mbledhur në Sharm el-Sheik të Egjiptit, me synimin për të dhënë miliarda dollarë ndihma për rindërtimin e Rripit të Gazës, pas ofensivës ushtarake izraelite. Një zëdhënës i Sekretares së Shtetit Hillari Klinton tha se SHBA do të japin 900 milionë dollarë ndihma për palestinezët në konferencën e sotme, 300 milionë prej të cilave në formën e ndihmave për Rripin e Gazës. Të 6 vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit thanë dje se do të japin bashkarisht 1,65 miliardë dollarë ndihma.

Advertisement