Emri më i përafërt, që po diskutohet në bisedimet treshe mes Athinës-Shkupit dhe OKB-së, është “Maqedonia Veriore”. Burime diplomatike për gazetën greke “Kathimerini”, bëjnë të ditur se Athina dhe Shkupi e mbështesin këtë iniciativë dhe propozim, por se pengesa për arritjen e zgjidhjes përfundimtare mund të jetë qëndrimi i ndryshëm rreth përdorimit të emrit të ri. Greqia zgjidhjen e emrit e sheh në pranimin e një emri të përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim nga të gjithë, ndërsa Shkupi kërkon që vendet që e ka njohur Maqedoninë të vazhdojnë ta njohin me të njëjtin emër.