Maqedoni – Milloshoski përfundon padinë kundër Greqisë

Bëhet e ditur se Miloshoski do të takohet me ekipin juridik që punon në përgatitje të dëshmive me të cilat duhet të mbështesë padinë e Maqedonisë. Materiali dëshmues me shkrim në Gjykatë duhet të dërgohet deri në fund të qershorit, pas çka Greqisë i mbetet periudhë prej gjashtë muajve për përgatitje të dëshmive të saj. Maqedonia ngriti padi kundër Greqisë në Gjykatën në Hagë në nëntor të vitit të kaluar me justifikimin se Athina me bllokadën e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO e ka prishur Marrëveshjen e përkohshme dypalëshe nga vitit 1995.

Advertisement