Maqedoni – LSDM do të paraqesë mocion votëbesimi

“Më 16 Dhjetor pranë Parlamentit do të dorëzojmë kërkesën për largimin e këtij pushteti jopopullor që ka sjellë Maqedoninë në varfëri, izolim dhe bllokim të proceseve eurointegruese”, theksoi kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski. Ai theksoi se kjo qeverisje për pesë vite ka premtuar se do të çojë vendin në NATO dhe BE, por sipas tij, për pesë vite, asnjë centimetër nuk kanë lëvizur. “Të gjithë përreth nesh përparuan dhe vetëm ne kemi ngelur në vend dhe po rrënohemi”, theksoi Cërvenkovski, duke shtuar se arsyeja kryesore se përse qytetarët do të mbështesin zgjedhjet e parakohshme është edhe varfëria.

Advertisement