Kosovë – KFOR dhe EULEX në stërvitje të përbashkët

Sipas një njoftimi të KFOR-it, qëllimi i stërvitjes është trajnimi dhe intesifikimi i bashkëpunimit në mes EULEX-it dhe KFOR-it. Ndërsa sipas skenarit, EULEX-i do të jetë përgjegjës për sigurinë në vendngjarje. Por për shkak të numrit të madh të demonstruesve që do të mblidhen afër kufirit, mbështetja do të jetë e nevojshme. Kështu që trupat e KFOR-it dhe EULEX-i do ta menaxhojnë situatën së bashku.

Advertisement