Edhe këtë vit, fituesi i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar ka kaluar me polemika.
Eugent Bushpepa do të na përfaqësojë në skenën e Eurovisionit në maj të vitit të ardhshëm dhe kjo gjë sipas këngëtares së mirënjohur, Manjola Nallbani ka qenë e ditur 20 ditë para përfundimit të festivalit. Në një status të gjatë në Instagram, Manjola është shprehur e penduar për rikthimin e saj në Festival, ku sipas saj fituesi ishte i ditur që prej 20 ditëve para natës finale dhe mbi të gjitha, ajo akoma nuk ka një informacion se në ç’vend është renditur.
“Arsyeja kryesore pse po shkruaj pas festivalit eshte te falenderoj me gjithe shpirt publikun ,qe me dha aq dashuri dhe mbeshtetje, duke qene e vetmja kenge qe u kthye ne te 2 netet e konkurimit. Nje kenaqesi bashkepunimi me talentin Elgit Doda qe krijoi muziken dhe Rozana Radin per ato vargje aq te bukura qe i kendova e i ndjeva ne cdo germe! Talent si gjithmone Enada At’Nikolla ne realizimin e veshjes. Falenderoj me shpirt secilin nga ju miqte e mi per vleresimin, mbeshtetjen dhe urimet qe me keni bere kudo dhe pse pjesa me e madhe e mbeshtetesve te mi ,nuk jane moshe dhe kategori qe te kalojne diten duke bere like e komente ne rrjete sociale! Fundja ky eshte qellimi i gjithe karrieres sime, qe t’ju jap emocione te bukura permes zerit dhe shpirtit tim. Nuk kam asgje me fituesin, sepse Eugenti eshte kengetar shume i mire e kenga ishte e bukur po nje gje nuk kuptova: po kaq kengetare e kenge shume te mira ishin dhe te Elton Deda, Mariza Ikonomi, Redon Makashi e ndonje tjeter dhe sigurisht kenga ime “I njejti qiell” po per asnje nga keto nuk kisha degjuar qe do ishin fitues qe para 20 ditesh si per fituesin aktual, megjithese kenge fituese apo jo,kuptohet vetem ne momentin kur kengetari kendon live ne skene. Kete shqetesim e kam ndare me kedo qe kam folur e takuar shume dite para festivalit! Ndoshta rikthimi im ishte i nxituar derisa as kete vit, nuk pata asnje surprize kur u tha cmimi i pare, sic ndodhte dikur. Megjithate reagimi dhe dashuria juaj jane arsyeja e vetme qe me bene te mos pendohem deri ne fund qe iu riktheva festivalit! Sa per jurine, une akoma sot nuk di e sata u rendita ne kete festival! Kaq e kisha detyrim per veten time ta shkruaja! Ju uroj festat e qofshi te lumtur bashke me njerezit tuaj te dashur!”,- ka shkruar Manjola në profilin e saj në Facebook.