Mania e HOUSE SITTER

Kjo është moda më e fundit për të udhëtuar low cost në të gjithë botën, një tendencë që mbërrin nga Amerika. Të gjithë personat që kanë një shtëpi të bukur dhe u duhet të nisen për pushime, zakonisht marrin dikë që të kujdeset për lulet apo kafshët shtëpiake madje duke paguar dhe në shifra të larta. Që prej disa kohësh, nëpërmjet regjistrimeve në site të specializuar të interesuarit mund të marrin një HOUSE SITTER që në vend të pushimeve u pëlqen më tepër të jetojnë në shtëpitë e të tjerëve. Ata që ofrojnë shtëpinë regjistrohen falas nëpër këto faqe interneti, ndërsa ata që duan të mbrojnë e kujdesen për shtëpitë duhet të paguajnë një kuotë regjistrimi.

Advertisement