Vitin e kaluar Miley Cyrus bëri të ditur se kishte hequr dorë nga konsumimi i lëndëve narkotike. Ajo u shpreh se konsumimi i marijuanës kishte ndikuar negativisht në energjinë dhe aftësinë e saj për të performuar. E ftuar në The Tonight Show me Jimmy Fallon, në maj të 2017-ës, ajo rrëfeu se kishte hequr dorë nga marijuana duke pranuar se e kishte konsumuar më shumë se kushdo, por dëshironte të ishte “e pastër” për t`u përqëndruar tek albumi i saj i ri. Por, me sa duket, ky vendim nuk paska zgjatur shumë dhe ajo i është rikthyer sërish marijuanës. Këtë gjë e ka bërë të ditur për The Sun vetë Miley, e cila për këtë bën përgjegjëse të ëmën. “Ne e pimë ndonjëherë, tek-tuk, e keni parasysh. Mami më bëri ta rifilloja”, – është shprehur këngëtarja, e cila ka pranuar se e konsumon me të ëmën, por vetëm kur nuk është duke punuar./Tring/