Mal i Zi – KAH thirrje për shkëmbim ambasadorësh me Kosovën

Pas një vizite në kryeqytetin malazez, kryesuesi i KAH, senatori Benxhamin Kardin ka deklaruar se Mali i Zi mund të luajë një rol thelbësor për stabilitetin në rajon. “Mali i Zi e ka njohur Kosovën dhe ky është një veprim pozitiv, por sinqerisht do të doja që dy vendet të shkëmbenin ambasadorët pasi ky është një hap më i madh”, ka deklaruar Kardin. Duke komentuar vizitën e tij në Podgoricë, zyrtari amerikan ka shtuar se mes Shteteve të Bashkuara dhe Malit të Zi nuk ka përplasje mbi cështje të caktuara.

Advertisement