SHBA – Gates, ndihmë nga NATO për situatën në Afganistan

Në takimin që do të zhvillohet të mërkurën në Mastriht, Gates do ta vërë theksin tek situata në Afganistan, ku pritet të kërkojë ndihmën e aleatëve të Aleancës. Ndërkohë, të enjten zyrtari i lartë amerikan do të qëndrojë në Bruksel, ku do të diskutojë për cështje të ndryshme me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare. Pritet që në këtë mbledhje ministrat të mbështesin planet për reduktimin e trupave të NATO-s në Kosovë nga 15 mijë në 10 mijë.

Advertisement