Makinë nga Christina Aguilera

Këngëtarja ka marrë pjesë në krijimin e një makine të re që nuk dëmton ambjentin. Makina është dizenjuar për kompaninë prestigjoze CHRYSLER dhe do të shitet në një ankand bamirësie. Makina është realizuar me materiale të riciklueshme për pjesën e brendshme dhe padyshim me një motor ekonomik dhe ekologjik. Makina do të quhet ECO STYLE by CHRISTINA AGUILERA dhe fitimet nga shitja do të shkojnë në favor të viktimave të tërmetit të Haitit.

Advertisement