Majlinda i kundërpërgjigjet Majkit: Nuk kryen asnjë shpenzim për Roanin, se meriton me pa

Reperi i njohur, Majk ka befasuar me postimin e tij të fundit.

Pasi u akuzua nga fansat se nuk po kujdeset për djalin e tij, Roanin, reperi e tha publikisht se Majlinda nuk e lë të takohet me të, shkruan lajmi.net. Megjithatë, pas këtij shkrimi të Majkit ka reaguar edhe Majlinda e cila sqaron të vërtetën për të gjithë ndjekësit.

“Aspak e vërtetë, po e them unë si nënë.. Çfarë të pres nga një njeri që nuk kujdeset aspak për fëmiun e tij… Jo që unë e ndaloj me pa si çdo nënë edhe unë kam dëshirë për fëmiun tim të rritet edhe në frymën e babait! Por dmth të gjitha shpenzimet që nga lindja e djalit e deri më tani, nevojat financiare i merr përsipër vetëm familja ime! A e meriton ti me pa. Dhe mos të flas më tepër të tregoj çfarë padie ke bëre me ktë që the mund edhe ta publikoj… Turp!!!”, i kundërpërgjigjet Majlinda, Majkit. /Lajmi.net/

Advertisement