Christina Aguilera është në kopertinën e revistës Paper, por as nuk njihet që është ajo. Kjo për shkak se jemi mësuar ta shikojmë këngëtaren plot glamour.
“Gjithmonë kam qenë dikush që padyshim pëlqen të eksperimentojë, më pëlqen teatri, më pëlqen të krijoj një rrëfim dhe të luaj një personazh në një video ose në skenë”, tha ajo. “Unë jam një performuese, është ajo që jam nga natyra”, ka thënë Aguilera për revistën.
Intervista e saj me shkrimtaren Marie Lodi fokusohet në transformimet për të cilat Christina është njohur që nga epoka e saj “Genie in a Bottle” tek “Dirrty” apo “Candy”.