Gjatë një koncerti në Australi, në kuadër të turit të saj “Rebel Heart”, Madonna ka ftuar në skenë një vajzë 17-vjeçare dhe i ka ekspozuar gjoksin.
Në një video të postuar në YouTube, këngëtarja e famshme shihet duke qëndruar pranë vajzës së gjatë brune e duke thënë se “kjo është ajo lloj vajze që të bën të duash t’i japësh një pëllëmbe b… dhe t’i heqësh…”, para se t’i ulte pjesën e sipërme të veshjes dhe t’i nxirrte gjoksin e majtë.
Menjëherë Madonna ia ngriti veshjen dhe kërkoi falje: “Oh, dreq! Më fal, ngacmim seksual. Mund të më zhveshësh edhe mua po deshe”.