Madonna rrëzohet nga kali

Fatmirësisht ka marrë vetëm disa plagë të lehta. Liz Rosenberg, zëdhënësja e këngëtares sqaroi se kali është trembur në momentin kur një paparazz që donte të fotografonte Madonnën ka dalë papritur nga një shkurre. 50-vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin e Southampton dhe rezultoi me hematoma të vogla. Pasi ka marrë ndihmën e mjekëve ajo është larguar, por do të mbahet nën vëzhgimt. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që këngëtarja rrëzohet. Ajo ka rënë nga kali edhe një herë tjetër në vitin 2005 në Angli, ku pësoi disa fraktura.

Advertisement