Madonna, matadorja fluturuese

Veshur si një matadore që lufton demat, Madonna ka fluturuar, me plot kuptimin e fjalës, në performancën e saj në çmimet Grammy 2015.

Padyshim ajo është një femër “e egër”! Kjo ishte një tjetër performancë që nuk do të harrohet kollaj e single të saj më të fundit “Living for Love”.
Prezantimin ja bënë Miley Cyrus dhe Nicki Minaj duke e cilësuar si një “yll të egër ndërkombëtar që bën çmendurira. Një grua e fuqishme që gjithnjë qëndron në majë”.
Video e këngës ka dalë vetëm pak ditë më parë ndërsa këngëtarja ka lënë mbresa si me veshjen e saj Givenchy po ashtu edhe me balerinët me brirë dhe koreografia e tyre e përpiktë.
I gjithë publiku, përfshi Taylor Swift që duket se është ndër të preferuarat e Madonna-s, është ngritur në këmbë duke kërcyer i hipnotizuar nga performanca.
Surpriza më e madhe e performancës 5 minutëshe ishte fundi, kur kori i veshur me të kuqe këndonte “love’s gonna lift me up – dashuria do të më ngre lart” Madonna fluturoi mbi balerinët e saj e shoqëruar nga brohorimat në sallë.


“Living for Love” është kënga kryesore e albumit të saj të 13, Rebel Heart.

Advertisement