Madonna: “Jetojmë në një shoqëri që i kufizon njerëzit”

Në Maj 1990, Madonna pozoi për kopertinën e Cosmopolitan, në 25 vjetorin e themelimit të tij. Sot, 25 vite më pas, kur Cosmo feston 50 vjetorin, ikona pop feston bashkë me të.
Numri i revistës për muajin Maj ka plot katër kopertina ku, sigurisht, shfaqet Madonna.
Në intervistën e saj të gjatë me revistën Madonna duke folur për seksualitetin thotë se nuk kanë ndryshuar shumë gjëra.
“Ende jetojmë në një shoqëri shumë seksiste që kërkon ti kufizojë njerzit. Që në nisje të karrierës time jam hasur me persona që nuk mendojnë se mund të jesh sensuale dhe inteligjente në të njëjtën kohë. Për mua asnjëherë nuk ka mbaruar lufta.”
Intervista e plotë së bashku me katër kopertinat do të publikohet më 14 Prill.

Advertisement