Madonna ka zemëruar sërish fansat, pasi mbërriti plot 2 orë e gjysmë me vonesë në një koncert dhe u ngjit në skenë e dehur.
“The Sun” shkruan se, 57-vjeçarja ishte në gjendje aq të rëndë sa herë pas here harroi tekstin dhe lëvizjet e kërcimit, ndërsa i tha fansave se ishte e dehur dhe se turin tjetër, do të ulej në skenë dhe do të pinte sa më shumë alkool të mundej.
E gjithë kjo sjellje e Madonnës ka shkaktuar një reagim të ashpër tek fansat, të cilët zgjodhën Twitter -in për të shprehur indinjatën e tyre.
Megjithatë, zëdhënësi i këngëtares i hodhi poshtë këto akuza.
Ky episod vjen në një kohë kur Madonna po lufton për të rimarrë djalin e saj 15-vjeçar, Rocco, në New York, pasi ky i fundit aktualisht po qëndron me babain e tij, Guy Ritchie, në Britani dhe nuk dëshiron të jetojë me të ëmën.