Pas një sërë personazhesh të njohur të cilët kanë mbajtur qëndrimin e tyre për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit ka reaguar edhe Mbretëresha e Popit.
Gjatë koncertit të zhvilluar në Londër të Martën Madonna iu drejtua të gjithë fansave të pranishmëve duke thënë: Çfarë dreqin po ndodh në botë? Si mundet qeniet njerëzore të jenë kaq mizore me njëri-tjetrin? Kjo më frikëson.
Madonna theksoi se fëmijët kudo në botë na përkasin të gjithëve, pavarësisht nga origjina, pamja apo feja e tyre.
Gjatë koncertit Madonna nuk përmendi edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi në Ilinois të SHBA-së ku një djalë musliman 6-vjeçar u vra nga pronari i shtëpisë dhe plagosi nënën e tij.
I dyshuari mendohet se kishte vënë në shënjestër viktimat për shkak të fesë së tyre.
Duke dënuar ngjarjen e rëndë, Madonna theksoi rëndësinë e të qënit sërish humanë përballë mizorive të tilla.
Kjo nuk është hera e parë që Maddona reagon për konfliktin mes miliatantëve të Hamasit dhe Izraelit. Ajo ishte ndër personazhet e parë publikë që reagoi që në nisje të luftimeve.