“Berisha dështoi, duhet të largohet. Fëmijët tanë s’meritojnë këtë vend. Beteja jonë është e pandalshme”, theksoi Rama lidhur me një fakt të tillë. Duke shtuar se opozita nuk do ndalë betejën e saj për luftën kundër korrupsionit, keqqeverisjes, varfërisë dhe krizës totale. Sipas Ramës, kryeministri ka marrë peng demokracinë dhe po mbyt ekonominë e vendit, prandaj ai duhet që të largohet me çdo kusht.