Shkodër – Situata në hidrocentrale

Nga të dhënat e fundit bëhet me dije, se Fierza është në kuotën e 289,38 metra ndërsa prurjet janë 1200 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkohen 500 metër kub ujë në sekondë. Hidrocentrali i Komanit është në kuotën e 172,5 metrave ndërsa prurjet kapin shifrën e 1240 metër kub për sekondë, ndërkohë shkarkimet vijojnë me 2217 metër kub ujë në sekondë. Po ashtu kuota në Vaun e Dejës është 74,5 metra, prurjet janë janë 405 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkimi kap kuotën e 2400 metrave kub ujë në sekondë.

Advertisement